KSZD

Takimepërfundimtare të hapura të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në Strugë dhe Shkup

Me ngjarje në Strugë dhe Shkup, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) përfundon ciklin e sivjetshëm të takimeve të hapura me qytetarë, përfaqësues të sektorit civil dhe institucionet lokale. Takimi i hapur në Strugë do të mbahet nesër, e enjte, më 5 tetor 2023, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, ndërsa në Shkup të premten, më 06.10.2023, në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Këto takime, të cilat realizohen me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, janë pjesë e aktiviteteve të Komisionit për rritjen e transparencës dhe afrimin e punës së tij me qytetarët. Gjithashtu, ngjarje të tilla ofrojnë një mundësi për të thelluar bashkëpunimin me sektorin civil dhe institucionet në nivel lokal, me qëllim të rritjes së nivelit të njohjes së formave të ndryshme të diskriminimit, si dhe për një koordinim më të mirë të ndërsjellë në shtypjen e tij.

 “Organizimi i takimeve të tilla të hapura tregoi edhe një herë se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, aktivistët e OJQ-ve dhe përfaqësuesit e institucioneve në nivel lokal është një mjet veçanërisht i dobishëm që na mundëson në Komisionin t’i njohim sfidat “nga dora e parë”, por në të njëjtën kohë t’i shpjegojmë kompetencat tona, mënyrën e punës dhe trajtimin e lëndëve. Interesimi i qytetarëve dhe diskutimet e shkëlqyera që u zhvilluan në këto takime na tregojnë se besimi i publikut në punën tonë po rritet, gjë që edhe më tej na inkurajon që të vazhdojmë me organizimin e forumeve të tilla”, tha Vesna Bendevska, anëtare e KPMD.

Përveç ngjarjeve të ardhshme në Strugë dhe Shkup, në këtë cikël të takimeve të hapura me Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, tashmë janë mbajtur ngjarje në shtatë komuna – Kriva Pallankë, Gostivar, Gjevgjeli, Kavadar, Berovë, Prilep dhe Shuto Orizari.

Leave a Reply

Skip to content