Farmacia Viola diskriminoi drejtpërdrejt në bazë të identitetit gjinor në qasjen në shërbimet shëndetësore. Kërkuesja, A.J., një grua transgjinore, u diskriminua dhe dinjiteti i saj u cenua nga një punonjëse farmacie, duke i mohuar qasjen e barabartë në shërbimet shëndetësore për shkak të identitetit të saj gjinor.
- Punonjësja e farmacisë ka kërkuar raporte shtesë, krahas recetës për blerjen e barnave dhe pas marrjes së dokumentit shtesë, ka lexuar të dhënat private dhe personale për gjendjen shëndetësore të parashtruesit në prani të personave të tjerë. Në fund, ankuesja ka marrë vetëm 3 kuti nga barnat e kërkuara, ndonëse kishte receta për 5 kuti, pas së cilës ajo ishte përjashtuar nga farmacia.
- Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka kërkuar mendim me shkrim nga diskriminuesi potencial lidhur me pretendimet në ankesë, por mendimi nuk ka arritur në afatin e përcaktuar me ligj.
- Sjellja e farmacistes vlerësohet si diskriminim i drejtpërdrejtë i përcaktuar në nenin 6 dhe neni 8 paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Shkelje e nenit 2 të Rregullores për kushte më të afërta për mënyrën e përshkrimit dhe dhënies apo shitjes së barnave, si dhe është shkelur Kodi për detyrat dhe të drejtat profesionale etike të farmacistëve të Maqedonisë dhe neni 4 dhe neni 9 i Ligjit për Kujdesin Shëndetësor.
KPMD rekomandon që Farmacia Viola në të ardhmen të ofrojë qasje të papenguar dhe të barabartë në mallrat dhe shërbimet për parashtruesen e ankesës, pa ngacmime dhe diskriminime. Njëkohësisht, i rekomandohet farmacisë “Viola” që në të ardhmen të ofrojë qasje të papenguar në mallra dhe shërbime për të gjithë personat transgjinorë. Gjithashtu, personi përgjegjës i farmacisë rekomandohet të zhvillojë trajnime për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e punonjësve të tij për të punuar me kategoritë e margjinalizuara të qytetarëve, përfshirë personat transgjinorë