KSZD

Faqja Kryesore

  • Presidenti Pendarovski me përkrahje për pavarësinë institucionale të KPMD-së

Lajme

Lajme

KPMD do të ndjekë mënyrën e re të paraqitjes së vendimeve të izolimit, nga ISHSHS garantojnë se do të respektohet Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Në vijim të procedurës së nisur nga Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi (KPMD), lidhur me njoftimin në media se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (ISHSHS) do të publikojë në faqen e tyre në internet emrat, mbiemrat dhe adresat e të sapoinfektuarve me KOVID19, sot është zhvilluar një takim mes dy institucioneve. Në takim, përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar theksuan se sistemi i përpunimit dhe shpërndarjes të vendimeve për izolim është i gjerë dhe i vjetëruar, gjë që krijon shumë probleme në praktikë. Situata është komplikuar edhe më shumë nga vala e re në

Lexoni më shumë »
Lajme

Është hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për segregimin e nxënëses së klasës së katërt Ëmbla nga Gostivari

Komisioni i parandalimit dhe i mbrojtjes nga diskriminimi ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për segregimin e nxënëses së klasës së katërt Ëmbla nga Gostivari. Ajo nuk e filloi gjysmëvjetorin e dytë në shkollën fillore “Bashkimi” për shkak të bojkotit të prindërve të nxënësve të klasës, pasi ka sindromën Down. Procedura ka nisur sipas detyrës zyrtare, pasi në rrjetet sociale u përhap informacioni se 11-vjeçarja Ëmbla ka mbetur e vetme në tavolinat e shkollës, sepse nxënësit e tjerë kanë bojkotuar mësimin, pasi që prindërit e tyre kanë dërguar një peticion me vendimin për të mos lejuar fëmijët e

Lexoni më shumë »
Lajme

KPMD dhe QMBN nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi i cili do të kontribuojë në forcimin e rolit të Komisionit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Komisioni i parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin deklarojnë interesin e të dyja palëve për të dhënë kontribut të përbashkët në forcimin e rolit të KPMD-së në respektimin e të drejtave të qytetarëve të cilët trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Bashkëpunimi ndërmjet KPMD-së dhe QMBN-së përfshin shkëmbimin e të dhënave, pjesëmarrjen në takime, seminare, trajnime, vizita studimore, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, përgatitjen e raporteve dhe forma të tjera të bashkëpunimit që do të bien dakord ndërmjet palëve dhe do të dalin nga nevojat aktuale të projektit.

Lexoni më shumë »
Lajme

Puna e Komisionit dhe sistemi i menaxhimit të lëndëve temë e takimit të KPMD-së me ambasadorin italian Silvestri.

Ambasadori italian në Shkup, SH.T Andrea Silvestri sot ka vizituar zyrat e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në takim anëtarët e Komisionit e njoftuan për punën e tyre të deritanishme dhe planet e ardhshme. SH.T Silvestri dhe anëtarët e KPMD-së diskutuan për numrin e ankesave të trajtuara në vitin e parë të punës së Komisionit, si dhe për fushat kryesore që lidhen me diskriminimin. Gjithashtu, ambasadorit iu prezantua sistemi i menaxhimit të lëndëve, si dhe mundësia për të përcjellë analizën e ankesave të parashtruara dhe të zgjidhura, të disponueshme në ueb faqen www.kszd.mk. 

Lexoni më shumë »
Lajme

Presidenti Pendarovski me përkrahje për pavarësinë institucionale të KPMD-së

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski shprehu mbështetje për pavarësinë institucionale të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në takimin e sotëm të Presidentit me anëtarët e Komisionit, ai përshëndeti përpjekjet e KPMD-së për sensibilizimin e opinionit, informimin dhe edukimin e qytetarëve për llojet e diskriminimit me të cilët përballen. Anëtarët e Komisionit e njoftuan Presidentin për sfidat në punën dhe ngritjen e institucionit, si dhe për rezultatet e arritura në vitin e parë të funksionimit. Në takim u prezantua puna e Komisionit, veprimet e deritanishme lidhur me ankesat e paraqitura, si dhe aktivitetet për promovimin e të drejtave të

Lexoni më shumë »
Lajme

Bendevska: Gjuha e urrejtjes është kërcënim për gëzimin e të drejtave të njeriut

“Gjuha e urrejtjes është shumë më tepër se “fjalë e zakonshme”. Thonë se gjuha nuk ka kocka, por i thyen kockat. Një fjalim i tillë synon të lëndojë, të ofendojë, të shkatërrojë dinjitetin dhe integritetin e dikujt, të nënçmojë, poshtërojë. Gjuha e urrejtjes është një kërcënim real për gëzimin e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën tonë dhe Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që ne i kemi ratifikuar dhe janë pjesë e rendit tonë juridik”, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Vesna Bendevska në evenimentin promovues për fushatën “Blloko urrejtjen. Shpërndani dashuri.”

Lexoni më shumë »
Skip to content