Ambasadori italian në Shkup, SH.T Andrea Silvestri sot ka vizituar zyrat e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në takim anëtarët e Komisionit e njoftuan për punën e tyre të deritanishme dhe planet e ardhshme.
SH.T Silvestri dhe anëtarët e KPMD-së diskutuan për numrin e ankesave të trajtuara në vitin e parë të punës së Komisionit, si dhe për fushat kryesore që lidhen me diskriminimin.
Gjithashtu, ambasadorit iu prezantua sistemi i menaxhimit të lëndëve, si dhe mundësia për të përcjellë analizën e ankesave të parashtruara dhe të zgjidhura, të disponueshme në ueb faqen www.kszd.mk.