Komisioni i parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin deklarojnë interesin e të dyja palëve për të dhënë kontribut të përbashkët në forcimin e rolit të KPMD-së në respektimin e të drejtave të qytetarëve të cilët trajtohen në mënyrë të pabarabartë.
Bashkëpunimi ndërmjet KPMD-së dhe QMBN-së përfshin shkëmbimin e të dhënave, pjesëmarrjen në takime, seminare, trajnime, vizita studimore, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, përgatitjen e raporteve dhe forma të tjera të bashkëpunimit që do të bien dakord ndërmjet palëve dhe do të dalin nga nevojat aktuale të projektit.
Në kuadër të projektit “Komisioni Kundër Diskriminimit kryen rolin e tij parandalues dhe mbrojtës”i financuar nga Bashkimi Evropian, do të përgatitet një Barometër për të drejtat e njeriut dhe kundër diskriminimit.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim, Komisioni i parandalimit dhe i mbrojtjes nga diskriminimi vazhdon bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile në vend, pasi paraprakisht janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me FFM-në, Polio Plus, Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë dhe Institutin për të drejtat e njeriut. Përmes memorandumeve të bashkëpunimit, KPMD-ja zyrtarizoi edhe bashkëpunimin me Ambasadën Britanike, OSBE-në, si dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.