KSZD

Bendevska: Gjuha e urrejtjes është kërcënim për gëzimin e të drejtave të njeriut

“Gjuha e urrejtjes është shumë më tepër se “fjalë e zakonshme”. Thonë se gjuha nuk ka kocka, por i thyen kockat. Një fjalim i tillë synon të lëndojë, të ofendojë, të shkatërrojë dinjitetin dhe integritetin e dikujt, të nënçmojë, poshtërojë. Gjuha e urrejtjes është një kërcënim real për gëzimin e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën tonë dhe Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që ne i kemi ratifikuar dhe janë pjesë e rendit tonë juridik”, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Vesna Bendevska në evenimentin promovues për fushatën “Blloko urrejtjen. Shpërndani dashuri.”

Ajo theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka asnjë lidhje me lirinë e fjalës, pikërisht për shkak të qëllimeve dhe drejtimit.

“Gjuha e urrejtjes ushqehet nga paragjykimet, stereotipet dhe mungesa e informacionit. Ekziston një vijë e kuqe e përcaktuar qartë midis gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së fjalës. Ndërsa liria e fjalës inkurajon debat të shëndoshë, gjuha e urrejtjes inkurajon dhunën,” shtoi Bendevska.

Fushata “Blloko Urrejtjen. Shpërndani dashuri” synon të arrijë tek qytetarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, duke përcjellë mesazhe për rreziqet e gjuhës së urrejtjes në shoqëritë tona, dhe në të njëjtën kohë duke e paraqitur “dashurinë” si një alternativë ndaj urrejtjes. Fushata kombëtare është pjesë e projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut”, i nisur në vitin 2019, për të mbështetur luftën kundër diskriminimit, gjuhën e urrejtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI.

Leave a Reply

Skip to content