KSZD

ËSHTË NËNSHKRUAR MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim me Institutin për të Drejtat e Njeriut. Ky memorandum do të ndihmojë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e diskriminimit.

Memorandumi do të kontribuojë në shkëmbimin e informacioneve, ndërsa KPMD dhe IPD do të organizojnë takime, ligjërata, trajnime, seminare dhe forma të tjera bashkëpunimi.

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi vazhdon të bashkëpunojë me institucionet dhe organizatat që punojnë në fushën e antidiskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Deri më tani, KPMD ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Polio Plus, OSBE-në, Ambasadën Britanike në Shkup, Rrjetin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë dhe FFM-në.

Leave a Reply

Skip to content