KSZD

ËSHTË VËRTETUAR SHQETËSIM NË BAZË TË ORIENTIMIT SEKSUAL DHE IDENTITETIT GJINOR NË PORTALET E INTERNETIT

Me publikimin e tekstit “Më falni miq gay, nuk bëhet fjalë për hormone, është për logjikë!”, autori i tekstit dhe portalet që publikuan tekstin kanë kryer shqetësim në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Duke vepruar në bazë të ankesës së parashtruar nga Koalicioni për të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara MARGINI dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi ngacmime të kryera nga autorja e tekstit, Elizabeta Najdoska Velichkova, si dhe Atanas Veliçkov, Aleksandra Trnkovska dhe Petar Kolev, regjistrues të portaleve misli.mk, temite.mk dhe tribuna.mk të cilët e publikuan tekstin me përmbajtje shqetësuese.

Në ankesë thuhet se teksti përmban disa pjesë që përmbajnë përmbajtje shqetësuese bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor në kuptim të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në deklaratën e tyre lidhur me ankesën, diskriminuesit e mundshëm pohojnë se sipas Ligjit për media, portalet e internetit nuk janë të definuara si medium dhe për këtë arsye nuk kanë trajtim ligjor të mediave dhe nuk mund të jenë burim relevant i informacionit. Ata gjithashtu pretendojnë se autorja e tekstit ka ushtruar të drejtën e saj për të shprehur mendimin e saj.

KPMD nuk vepron në përputhje me Ligjin për Media, por në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka një zbatim më të gjerë. Në bazë të këtij ligji, Komisioni ka mundësi të veprojë sipas ankesave për mbrojtje nga përmbajtjet diskriminuese dhe shqetësuese në portalet e internetit, edhe pse ato nuk kanë statusin e medias në pajtim me Ligjin për media.

Fjalimi diskriminues në tekst shkon përtej kufijve të lirisë së shprehjes dhe cenon të drejtat e të tjerëve. Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në çështjen Veejdelend dhe të tjerët kundër Suedisë, ankesa nr. 1813/07, vendos që fjalimi i tillë të sanksionohet. Gjykata konkludon se sanksionimi i një fjalimi të tillë, duke e njohur atë si shqetësim që krijon një mjedis kërcënues, poshtërues dhe armiqësor është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike, për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të tjerëve.

Autores së tekstit i këshillohet që të kërkojë falje për tekstin e shkruar “Më falni miq gay, nuk bëhet fjalë për hormone, është për logjikë!” kurse falja të publikohet në portalet tribuna.mk, temite.mk dhe misli.mk të cilët e kanë publikuar tekstin shqetësues. Në të njëjtën kohë, autores i këshillohet që në të ardhmen të përmbahet nga shkrimi i teksteve që përmbajnë përmbajtje shqetësuese bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor apo ndonjë bazë tjetër diskriminuese.

Udhëzohen regjistruesit dhe korrigjuesit e portaleve tribuna.mk, misli.mk dhe temite.mk që të publikojnë faljen publike të autorit të tekstit dhe të publikojnë faljen e tyre publike në portalet dhe faqet e tyre në Facebook. Ata gjithashtu këshillohen të përmbahen nga publikimi i teksteve në të ardhmen që përmbajnë përmbajtje shqetësuese bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor apo ndonjë bazë tjetër diskriminuese.

Leave a Reply

Skip to content