Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) Shkup ka kryer diskriminim të drejtpërdrejtë ndërseksional në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës sociale, përkatësisë etnike dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar ndaj një gruaje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Në ankesën e paraqitur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thuhet se shoferi i autobusit të NTP Shkup me dhunë e ka nxjerrë jashtë autobusit gruan dhe dy fëmijët e saj të mitur, njëri prej të cilëve në karrocë. Më herët familja, nga komuniteti rom ishte shtyrë nga pasagjerët e tjerë të autobusit, pas së cilës shoferi u ngrit dhe i hodhi jashtë gruan dhe fëmijët duke i fyer duke u thënë se nuk do t’i linte në autobus më.
Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi kërkoi deklaratë nga NTP Shkupi lidhur me pretendimet në ankesë dhe në të njëjtën kohë kërkoi video incizim të ngjarjes. Megjithatë, kompania e transportit publik nuk ka komentuar pretendimet në ankesë.
Nga ankesa, Komisioni doli në përfundimin se drejtuesi i NTP-së kishte kufizuar të drejtën e qasjes në të mira dhe shërbime publike për një familje me etni rome në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës sociale, përkatësisë etnike dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar. Poashtu, shoferi ka shkaktuar një situatë në të cilën ka poshtëruar dhe fyer familjen dhe ka shkaktuar edhe ndjenjën e frikës dhe ankthit. Element kualifikues në ngjarjen në fjalë është se njëri prej fëmijëve ka qenë në karrocë, çka tregon më tej mungesën e ndjeshmërisë së drejtuesit të mjetit ndaj kësaj kategorie personash.
Diskriminimi ndërseksional në këtë rast i referohet fushës së qasjes në mallra dhe shërbime publike nga një ndërmarrje përgjegjëse për transportin e udhëtarëve në komunikacionin publik të qytetit dhe periferisë në zonën e Qytetit të Shkupit.
KPMD i rekomandon NTP Shkup të marrë masa që do të kontribuojnë në parandalimin e praktikave diskriminuese në të ardhmen nga drejtuesit e autobusëve të tyre, duke pasur parasysh se Komisioni i parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi në të kaluarën ka konstatuar diskriminim për ngjarje të ngjashme.
NTP duhet të zhvillojë trajnime për diskriminimin për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve në punën e tyre me grupe të ndryshme të margjinalizuara. Kryerësi është i detyruar të veprojë sipas rekomandimit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të rekomandimit, e nëse nuk vepron sipas rekomandimit, Komisioni ka të drejtë të inicojë procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente për kundërvajtje.