KSZD

KSHZ KUFIZOI TE DREJTEN E VOTES DHE DISKRIMINOI NË MËNYRË TË DREJPËRDREJT MBI 7000 QYTETARË NE RAUNDIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE PRESIDENTIALE NË VITIN 2019

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka sjellë një mendim për diskriminimin e drejtpërdrejtë të 7000 qytetarëve në bazë të statusit personal dhe social nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në mes të dy raundeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve presidenciale 2019.

KSHZ-ja ua kufizoi të drejtën e votës këtyre qytetarëve në rrethin e dytë për shkak se letërnjoftimet ishin skaduar, ndonëse ata kishin të drejtë të hynin në listën zgjedhore dhe të votonin në rrethin e parë për shkak të letërnjoftimit të vlefshëm.

Kështu, KSHZ-ja ka shkelur parimin e trajtimit të barabartë në ushtrimin e të drejtës së votës, të garantuar me Kushtetutë dhe me Kodin Zgjedhor.

I rekomandohet KSHZ-së si organi i vetëm kompetent për mbajtjen, përditësimin dhe ndryshimin e të dhënave nga lista zgjedhore, për të parandaluar çdo trajtim të mundshëm të pabarabartë dhe diskriminim të qytetarëve që janë kualifikuar për të qenë në listën zgjedhore.

Leave a Reply

Skip to content