KSZD

KSZH KA KRYER DISKRIMINIM TË VAZDHDUESHËM TË DREJPËRDREJT KUNDËR PESRONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Duke vepruar sipas detyrës zyrtare, Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi konstatoi vazhdimin e diskriminimit të drejtpërdrejtë në bazë të aftësisë së kufizuar në pjesëmarrje në jetën publike dhe politike nga KSHZ-ja për personat me aftësi të kufizuara fizike.

Diskriminimi ndodh për shkak të mosqasjes së personave me aftësi të kufizuara fizike në zyrën rajonale të KSHZ-së në komunën e Karposhit. Kjo zyrë është vendi ku qytetarët që jetojnë në komunat Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj depozitojnë nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidatëve të pavarur për anëtarë të këshillave komunale apo të qytetarëve.

KPMD ka inspektuar ambientet e zyrës rajonale dhe ka konstatuar se, përveç personave me aftësi të kufizuara fizike, qasja në këtë zyrë është i vështirë edhe për të moshuarit dhe personat me shëndet të dëmtuar.

KPMD-ja solli një rekomandim të përgjithshëm duke rekomanduar që KSHZ të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme urgjente për të siguruar të drejtën e personave me aftësi të kufizuara të mund të mbështesin vullnetarisht një nga listat e kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Duke pasur parasysh afatet e shkurtra për mbledhjen e nënshkrimeve, KPMD-ja i kërkon KSHZ-së që sa më parë të veprojë sipas këtij rekomandimi të përgjithshëm.

Leave a Reply

Skip to content