KSZD

MILENKO NEDELKOVSKI KA KRYER SHQETËSIM NË BAZË TË IDENTITETI GJINOR, ORIENTIMIT SEKSUAL DHE PËRKATËSISË NË NJË GRUP TË MARGJINALIZUAR

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka konstatuar shqetësim në bazë të identitetit gjinor, orientimit seksual dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar të kryer nga Milenko Nedelkovski përmes llogarisë së tij në Twitter.

Ankesa në KPMD është dorëzuar nga Asociacioni për Minoritete Seksuale dhe Gjinore “Fronti Subverziv” për publikimin e përmbajtjes tekstuale në profilin e Milenko Nedelkovskit në Twitter në kuadër të Paradës së dytë të Krenarisë në Shkup. Nedelkovski në profilin e tij ka shkruar “Secili ka të drejtë në trajtim jo-mjekësor. Kështu janë këta me paradën dhe ju me ta jeni të barabartë. “Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë popullatën normale të shumicës”. Teksti u bë objekt i komenteve dhe shpërndarjeve të njerëzve të tjerë, gjë që nxiti urrejtje ndaj komunitetit LGBTI + dhe mbështetësve të tij.

KPMD-ja i ka dërguar njoftim Milenko Nedelkovskit me kërkesë për deklaratë me shkrim për pretendimet në ankesë, por ai nuk ka dhënë përgjigje.

Rekomandohet që Milenko Nedelkovski menjëherë të largojë përmbajtjen ngacmuese nga rrjeti social “Twitter” dhe të kërkojë falje publike për tekstin e shkruar me të cilin është kryer ngacmimi në bazë të identitetit gjinor, orientimit seksual dhe përkatësisë së grupit të margjinalizuar mbi personat LGBTI.

Leave a Reply

Skip to content