KSZD

PISHINA E QYTETIT “MARKOVI KULI” NË PRILEP KA DISKRIMINUAR DHE KA KUFIZUAR NË QASJE NË MALLRA DHE SHËRBIME PUBLIKE

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë ndërseksional ndaj Pishinës së Qytetit “Markovi Kuli” Prilep i cili diskriminoi një grup romësh në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes sociale, përkatësisë etnike dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar duke mos i lejuar ata të hyjnë dhe të përdorin shërbimet.

Ankesën në Komisionin e Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi e ka dorëzuar Asociacioni për Edukim për të Drejtat dhe Transparencë STANICA P.E.T. Prilep, ku pretendohet se punëtorët në pishinë i kanë kthyer qytetarët romë dhe nuk i kanë lënë të hyjnë, ndërsa qytetarët nga bashkësitë tjera etnike kanë hyrë pa problem në pishinë.

Pasi një grup romësh të cilët nuk u lejuan të hyjnë, vendosën të protestojnë dhe rebelohen kundër kësaj praktike diskriminuese, në hyrje të pishinës del pronari dhe i kërcënon të pranishmit se më këtë sjellje ai nuk do t’i lejonte romët as në ambientet e tjera të tij.

Komisioni i është drejtuar menaxhmentit të Pishinës së qytetit “Markovi Kuli” Prilep për të komentuar pretendimin në ankesë, por në afatin ligjor prej 15 ditësh ata nuk janë përgjigjur.

Duke shqyrtuar provat e paraqitura në ankesë, Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka konstatuar se pronari i pishinës ka kufizuar qasjen në mallra dhe shërbime publike të qytetarëve të përkatësisë etnike rome në bazë të ngjyrës së lëkurës, racës dhe përkatësisë etnike.

Komisioni i rekomandon përgjegjësit të pishinës së qytetit “Markovi Kuli” që të eliminojë diskriminimin duke i dërguar një falje publike në formë të deklaratës komunitetit etnik rom për diskriminimin në të paktën dy media dhe në profilin e tyre publik në rrjeti social “Facebook”. Kryerësi është i detyruar të veprojë sipas rekomandimit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit dhe obligohet që ta informojë Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Nëse kryesi nuk vepron sipas rekomandimit, Komisioni ka të drejtë të inicojë procedurë për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente për kundërvajtje. Rekomandimi ka për qëllim sensibilizimin e personit të autorizuar në pishinën e qytetit “Markovi Kuli” me grupin e qytetarëve nga komuniteti etnik rom që në të ardhmen qasja në të mira dhe shërbime publike t’u ofrohet njëlloj të gjithë qytetarë

Leave a Reply

Skip to content