KSZD

KSHZ DISKRIMINOI PERSONAT QË FITUAN TË DREJTËN E VOTIMIT NË MES DY RAUNDEVE TË ZGJEDHJEVE PRESIDENTIALE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka diskriminuar drejtpërdrejt personat që kanë mbushur 18 vjeç në mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale 2019 për shkak të moshës. Komisioni Shtetëror i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi në të njëjtin rast ka konstatuar diskriminim indirekt, të shkaktuar te personat të cilët kanë mbushur 18 vjeç në mes dy raundeve  zgjedhore por që nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Ankesa kundër KSHZ-së është paraqitur nga Instituti për Hulumtime Juridike dhe Politike në korrik 2019, ku thuhet se personat të cilët kanë mbushur 18 vjet në mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale 2019 janë diskriminuar në bazë të moshës dhe janë penguar ta realizojnë të drejtën e votës të garantuar me kushtetutë

KPMD-ja i është drejtuar KSHZ-së për deklaratë lidhur me këtë ankesë, e cila është përgjigjur se këta persona nuk janë përfshirë në Listën zgjedhore për shkak se Lista zgjedhore është mbyllur për raundin e parë të zgjedhjeve dhe nuk ka mundur të ndryshohet deri në përfundimin e zgjedhjeve. Si argument për këtë pretendim, ata përdorin faktin se ndryshimi i numrit të përgjithshëm të votuesve ndërmjet dy raundeve do të shkelte censusin e kërkuar që është i nevojshëm për suksesin e zgjedhjeve të caktuara.

Pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve, Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka konstatuar se KSHZ ka kryer diskriminim të drejtpërdrejtë në bazë të moshës së një grupi të madh të qytetarëve të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeçare në mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale 2019, duke i privuar kështu ata ne realizimin e së drejtës së tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhje dhe ka shkelur parimin e trajtimit të barabartë në ushtrimin e së drejtës së votës, të garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Gjithashtu, duke mos ofruar mbrojtje dhe garantim të së drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë shtetasit me aftësi për punë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, kanë kontribuar në diskriminimin indirekt të 1218 personave, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët i kanë 18 vjet në periudhën 21.04.2019 -05.05-2019.

KPMD-ja e obligon KSHZ-në që në të ardhmen të parandalojë çdo trajtim të mundshëm të pabarabartë, përkatësisht diskriminim të personave të cilët mbushin 18 vjet pas ditës së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale ose lokale, ose pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në qendra të caktuara ku ka rivotimi dhe tu mundësojnë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës.

Leave a Reply

Skip to content