KSZD

KPMD dhe Komuna e Kavadarit do të bashkëpunojnë për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në nivel lokal

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe kryetarin e Këshillit të Komunës së Kavadarit, Stojanço Ramov.

Në takim u diskutuan modelet e bashkëpunimit ndërmjet Komisionit dhe Komunës së Kavadarit në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në nivel lokal.

Ky është i pari nga seria e takimeve që Komisioni do të ketë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, në përpjekje për të afruar punën e Komisionit me qytetarët në nivel lokal, si dhe bashkëpunimin me komunat në promovimin e parimit të barazisë, parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi.

Leave a Reply

Skip to content