KSZD

KSZD KUNDËRSHTON ASHPËR ARTIKULLIN MANIPULUES NË PORTALIN BULLGAR “TRUD.BG” ME TITULL “KOMISIONI LOKAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI ME EMAIL DHE NUMËR TELEFONI QË NUK EKZISTON”, BOTUAR MË 8 TETOR 2021 DHE REFUZON TË PËRFSHIHET NË LLOGARITJE TË MOTIVUARA POLITIKISHT

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi kundërshton ashpër shkrimet në mediat bullgare, ku ky institucion sulmohet me të pavërteta dhe manipulime.

  Në tekstin e publikuar, “Trud.bg” i referohet ish Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucion i cili u shfuqizua me miratimin e Ligjit të ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky tekst, i cili nuk është firmosur nga autori, pretendon se kanë dërguar një njeri në adresën “Blvd. Goce Dellçev” nr. 18, në objektin e MRTV-së dhe aty nuk e gjetën Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi. Ata tentuan të kontaktojnë e-mail adresën contact@kzd.mk dhe konstatuan se ajo është jashtë funksionit, ashtu si uebfaqja KZD.MK. Menjëherë erdhën në “konkluzionin” se Komisioni po punonte me e-mail dhe telefon inekzistent.

  Me sa duket, autori i tekstit ka trokitur në vendin e gabuar. Adresa e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, numrat e telefonit, ueb-faqja dhe adresa e e-mail-it që kjo media i publikon prej kohësh nuk ekzistojnë.

  Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi është organ i ri dhe nuk është pasardhës ligjor i Komisionit të mëparshëm për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky organ është organ profesional për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i themeluar në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi i miratuar në tetor 2020 dhe i zgjedhur nga Kuvendi më 25 janar 2021.

  Selia e Komisionit ndodhet në rrugën Dame Gruev nr. 1 në Shkup, ku qytetarët mund të paraqesin ankesa personalisht ose me postë. E-mail adresa zyrtare e Komisionit është contact@kszd.mk, ndërsa ueb-faqja është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me OSBE-në dhe pritet të jetë gati këtë muaj.

  Me publikimin në ueb-faqes do të promovohet mundësia për paraqitjen e ankesave online nga qytetarët.

  Aktualisht, Komisioni funksionon përmes faqes në Facebook https://www.facebook.com/kszd.mk, ku qartë janë të shënuara adresa, e-mail dhe numrat e telefonit për kontakt. Publikimi i tekstit në mediat bullgare është një përpjekje e rëndë për të përfshirë KPMD-në në përplasje të motivuara politikisht dhe ne, si organ i pavarur i ngarkuar për promovimin e barazisë, parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi i të gjithë personave, reagojmë ashpër ndaj këtij dezinformimi. Në ekzistencën e tij të shkurtër, Komisioni ka punuar tashmë në mbi 150 raste për mbrojtje nga diskriminimi, duke respektuar parimin e integritetit dhe pavarësisë në ushtrimin e kompetencave të tij ligjore.

Leave a Reply

Skip to content