Me kërkesë të partisë politike E Majta, Komisioni i Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi, në përputhje me nenin. 21 të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka përgatitur një mendim profesional për propozimin për futjen e kategorisë së përkatësisë etnike në letërnjoftime, që gjendet në projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime. Pikat kryesore nga mendim profesional I Komisionit të Parandalimin dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi për këtë çështje janë se:
▶️ Praktika ndërkombëtare tregon se politika të tilla çojnë në izolim shtesë, ndarje dhe diskriminim të grupeve më vulnerabël.
▶️ Futja e përkatësisë etnike në letërnjoftimet mund të rrisë diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike.
▶️ Diskriminimi do të rritet më së shumti ndaj personave apo grupeve ku përkatësia etnike është e lidhur njëkohësisht dhe pazgjidhshmërisht me ndonjë bazë tjetër diskriminuese.
▶️ Do të mundësohet praktika e profilizimit racor dhe etnik