Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi konstatoi shqetësim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë kombëtare dhe etnike, përkatësisë në një grup të margjinalizuar dhe gjendjes pasurore nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ndaj një grupi qytetarësh.
- Sipas ankesës së paraqitur nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve në Bruksel, deklarata e Merkos me kërcënime dhe deportim të paralajmëruar të njerëzve që lypin në zonën e Strugës është diskriminuese dhe sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i komunës nuk ka kompetencë për deportim dhe dëbim të qytetarëve.
- KPMD ka kërkuar përgjigje nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili i është përgjigjur se deklarata e tij nuk ka diskriminim dhe mesazhi i deportimit sipas tij i është drejtuar MPB-së si organ përgjegjës për identifikimin dhe lëvizjen e personave që kanë ardhur në qytet për të lypur. Në përgjigje të ankesës, ai u ka kërkuar falje edhe të gjitha palëve që janë përfshirë në deklaratën e tij.
- Komisioni konstatoi shqetësim për shkak të deklaratës së kryetarit të komunës për deportimin e qytetarëve me status social: “lypsarë”, “hekurmbledhës” dhe “të bezdisshëm”. Duke qenë se posti i kryetarit të komunës është detyrë publike, deklaratat e tij arrijnë te një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe qytetarë të cilët e njohin veten në synimin e kryetarit, gjë që shkakton një peshë shtesë të shqetësimit
Kryetari Merko i rekomandohet të kërkojë falje publike qytetarëve me statusin social të deklaruar “lypsarë” dhe “hekurmbledhës” në të paktën 3 media publike.