KSZD

KOMISIONI E NISI PROCEDURËN E PARË NË BAZË TË DETYRIMEVE TË SAJA, KOMUNA E GJORÇE PETROVIT NUK KA KRYER SEGREGIM NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

Komuna e Gjorçe Petrovit nuk ka bërë segregim në bazë të përkatësisë etnike ndaj banorëve të rrugës Anton Keçkarov të përkatësisë etnike rome në vendbanimin Damë Gruev. Ky është rezultati i procedurës së parë të iniciuar nga Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi sipas detyrës zyrtare në bazë të përkatësisë etnike.

Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi filloi procedurën pas lajmit që u dëgjua dhe pas vërejtjes së reagimeve të disa shoqatave të qytetarëve për fillimin e punimeve ndërtimore dhe ndërtimin e mundshëm të murit prej tre metrash në rr. Anton Keçkarov, vendbanimi Dame Gruev, vend i banuar nga popullsi me shumicë rome. Komisioni është informuar se një informacion i tillë ka ngjallur reagime te popullata vendase nga vendbanimi Dame Gruev.

Reagimet e shoqatave të qytetarëve ishin se ndërtimi i një gardhi të tillë mund të çojë në segregim të një numri të madh të njerëzve. Sipas nenit 12 të Ligjit të ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, segregimi është ndarja fizike e një personi ose grupi personash mbi baza diskriminuese pa një qëllim legjitim dhe të justifikuar.

KPMD i është drejtuar Komunës së Gjorçe Petrovit për të komentuar pretendimet në raport, ndërsa komuna është përgjigjur se nuk ka ndarje apo diskriminim dhe se ndërtimi i planifikuar i rrethojës mbrojtëse është në funksion të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të banorëve të lagjes Dame Gruev.

Përfaqësuesit e Komisionit kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Komunës, në të cilin është bërë e ditur se planifikohet ridrejtimi i rrugës Anton Keçkarov me qëllim të hapjes së trotuarit dhe ndërtimit të murit parapet me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Nga komuna kanë bërë të ditur se rrethoja është e siguruar sipas PUGJ-it dhe PDU-it dhe se nuk është paraparë të jetë 3 metra e lartë, por me rrethojë parapet.

Komisioni ka inspektuar edhe rrugën “Anton Keçkarov” dhe ka vërejtur se në rrugë nuk ka filluar asnjë punë ndërtimore, e as nuk ka ndonjë gardh apo mur që mund të interpretohet si segregim.

Leave a Reply

Skip to content