KSZD

VËRTETOHET DISKRIMINIM I VAZHDUESHËM NGA ANA GJIMNAZIT “JOSIP BROZ TITO”

Komisioni i parandalimit  dhe i mbrojtjes nga diskriminimi konstatoi vazhdimin e diskriminimit të drejtpërdrejtë në bazë të arsimimit, bindjes politike dhe shkeljes së të drejtës për barazi në fushën e marrëdhënieve të punës nga ana e gjimnazit “Josip Broz Tito” Shkup.

Ankuesi C.N. pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet për transformimin e punësimit nga kohë të caktuar në të pacaktuar, ka paraqitur kërkesë për transformim, por drejtoresha  i ka dhënë Vendim për ndërprerje të marrëdhënies së punës. Ndërkohë, shkolla ka nisur një procedurë për transformimin e punësimit të një personi tjetër për të njëjtin pozicion. Kjo sjellje favorizon një kandidat të caktuar dhe C.N. i cenohet e drejta e tij për qasje të barabartë në vendin e punës.

Më pas shkolla shpall shpallje publike për përzgjedhjen e mësuesit, ku në të njëjtin aplikon edhe tashmë i papunësuari  C.N. dhe një kandidat tjetër. Kandidati tjetër u zgjodh në këtë pozitë, megjithëse C.N. kishte një nivel më të lartë arsimor dhe një mesatare më të lartë të studimeve të kryera, kështu që C.N. është diskriminuar dy herë.

KPMD detyron gjimnazin “Josip Broz Tito” dhe drejtoreshën që në afat prej 30 ditësh të lidhin kontratë pune me parashtruesin e ankesës në kohë të pacaktuar dhe ta informojnë Komisionin. Nëse shkolla dhe drejtori nuk veprojnë në përputhje me këtë rekomandim, Komisioni do të paraqesë kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente për kundërvajtje.

Leave a Reply

Skip to content