Komisioni i parandalimit dhe i mbrojtjes nga diskriminimi ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për segregimin e nxënëses së klasës së katërt Ëmbla nga Gostivari. Ajo nuk e filloi gjysmëvjetorin e dytë në shkollën fillore “Bashkimi” për shkak të bojkotit të prindërve të nxënësve të klasës, pasi ka sindromën Down.
Procedura ka nisur sipas detyrës zyrtare, pasi në rrjetet sociale u përhap informacioni se 11-vjeçarja Ëmbla ka mbetur e vetme në tavolinat e shkollës, sepse nxënësit e tjerë kanë bojkotuar mësimin, pasi që prindërit e tyre kanë dërguar një peticion me vendimin për të mos lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë.
Komisioni do të inspektojë shkollën ditën e hënë dhe tashmë janë bërë kontakte me kryetarin Taravari dhe drejtorin e shkollës.
Për rezultatin e procedurës opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente.