Nga OFF ROAD KLUBI PELISTER pas vendimit të KPMD-së për diskriminim të drejtpërdrejtë, ata u përgjigjën se klubi do të veproj sipas rekomandimit dhe se do të siguroj qasje për të gjithë dashamirët e aktiviteteve të klubit, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual apo identiteti gjinor.
Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi, në bazë të ankesës nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë në njoftimin se anëtarët e komunitetit LGBT nuk mund të jenë anëtarë të klubit të tyre. Komisioni lëshoi një rekomandim për të hequr përmbajtjen diskriminuese dhe për të detyruar klubin që të lejojë qasje dhe anëtarësim të barabartë për të gjithë personat në të ardhmen, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual apo identiteti gjinor.