KSZD

KPMD: Katër rekomandime të përgjithshme për institucionet për eliminimin e diskriminimit sistematik ndaj personave me aftësi të kufizuara

Në vend të urimeve formale me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Komisioni i Parandalimit dhe i Mbrojtjes nga Diskriminimi vendosi që në këtë ditë kushtuar grupit më të margjinalizuar në shoqërinë tonë të veprojë në mënyrë proaktive dhe dha rekomandime të përgjithshme për institucionet.

Komisioni publikoi ​​katër rekomandime të përgjithshme për institucionet për eliminimin e diskriminimit sistematik ndaj personave me aftësi të kufizuara, me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të siguara nga ratifikimi i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Rekomandimi i parë i përgjithshëm ka të bëjë me promovimin e të drejtës për kujdes shëndetësor dhe qasje në pikat e vaksinimit për personat me aftësi të kufizuara në kushte pandemie.

E dyta ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të personave të dënuar me aftësi të kufizuara dhe respektimin e integritetit fizik dhe mendor të tyre gjatë vuajtjes së dënimit në Instirucionet ndëshkuese përmirësuese dhe shtëpi ndëshkues përmirësuese.

Rekomandimi i tretë i përgjithshëm i lëshuar nga KPMD është sigurimi i qasjes dhe përshtatjes së duhur në dhe në qendrat e votimit, të cilat do të ofrojnë qasje të barabartë për personat me aftësi të kufizuara fizike në dhe nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Rekomandimi i fundit, i katërt i përgjithshëm i publikuar sot i referohet zbatimit të dispozitave të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në legjislacionin vendas përkatës, me qëllim garantimin dhe nxitjen e realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë personave me aftësi të kufizuara pa asnjë diskriminim në bazë të aftësisë së kufizuar.

Komisioni thekson se në vend ende nuk ka një regjistër se sa persona me aftësi të kufizuara janë, në cilat pjesë dhe çfarë lloj aftësie të kufizuar përballen. KPMD-ja i kërkoi Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që të krijojë sa më parë një regjistër të personave me aftësi të kufizuara sipas shkallës dhe llojit, në mënyrë që të hartohen politika dhe masa reale dhe efektive. Kërkohet që të gjitha dispozitat e Konventës për Mbrojtjen e Personave të tillë të përfshihen në legjislacionin e brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Rekomandim i përgjithshëm – promovimi i të drejtës për kujdes shëndetësor dhe qasje në pikat e vaksinimit: https://bit.ly/31snF5T
  • Rekomandim i përgjithshëm – promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të personave të dënuar me aftësi të kufizuara: https://bit.ly/3Gac5Lr
  • Rekomandim i përgjithshëm – sigurimi i qasje rreth dhe në qendrat e votimit: https://bit.ly/3DmPLfT
  • Rekomandim i përgjithshëm – zbatimi i dispozitave të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara: https://bit.ly/3Ge7fwC

Leave a Reply

Skip to content